Berisha: Alibeaj i ka të afërmit kriminelë…

 

Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të bashkisë Kuçovë u shpreh se Alibeaj i ka të afërmit kriminel.

Berisha: E shtynë gjyqin 3 ditë para regjistrimit në zgjedhje. PL ka qenë e ndershme më këtë koalicion, premtuan dy muaj para mbështetjen e kandidatëve. Meqenëse manovrimet po bëheshin të atilla që të mos hynim në zgejdhe ne krijuam kolacionin në kushte të ndershme. Nëse PL do shkonte, të qeveriste me Edi Ramën, Rama e priste me dajre dhe me gëzimin më të madh. PL është rreshtuar me ne për përgjegjësinë që ka për vendosjen e pluralizmit në Shqipëri, të ketë një opozitë të fortë. Vendi nuk ka patur një opozitë të fortë, ka ndihmuar Edi Ramën, po shkoi ajo histori. Ne do fitojmë derisa t’i dalim zot kauzës sonë. Në këto procese ka patur dhe hatërmbetje, duhet e gjithë energjia për këto zgjedhje. I mbështes kandidatët që u tërhoqën, mund të krijohet dhe fraksion në PD, po ka përcaktim statusor për këtë. Të bëhesh sot vegël e Ramës, të mbështes Alibrtavën mbështet lidhjen me krimin, lidhjet më të tmerrshme janë ato me krimin. Në vend që ti denoncojë i fsheh ata. Në vend që të bëjë këtë, sillet si sillet mbi demokratët. Ai tjetri do shkonte 6 vite në burg, e mori Edi Rama në sjettull, në vend të transparencës bën lojëra me demokratët. Një pjesë e mirë e kandidatëve e kuptuan çfarë barre do mbanin duke ndihmuar Edi Ramën. Me Lefter Maliqin do bëjmë gjithçka që ta vendosim qytetar të parë të Kuçovës. Puna juaj do ketë fruta, investimi juaj do jetë i suksesshëm, ekziston një pakënaqësi masive, po duhet të ulemi më çdo qytetar, pa patur nevojën të shpikim, të themi të vërtetat. Unë kam bindej që edhe ky takim do i frymzojë të gjithë demokratët, qytetarët të ecin të sigurt drejt fitores. Duhet mobilizim total i demokratëve, t’i shtrini dorën njëri-tjetrit. Ne kemi një kauzë, kundër monizmit, deri sa ta largojmë. Këta mashtrojnë, mendojnë se shqiptarët janë qenie dytësore. Mund të nxjerin çdo lloj gënjeshtre. Mbolla 1 milion pemë thotë ai, ku duhen 600 hektar hapësirë. Vjedhin. Sigurisht të marrësh biftekun 1 mijë euro nuk të dalin as 1 milion. Këta vjedhin. Ne do bëjmë gjithçka për të fituar zgjedhjet. Nuk shkojmë me dhunë në ushtet, shkojmë me votë, jemi parti me vlera demokratike, revolucioni ynë nuk ndalet. Ky është një regjim që s’meriton të ekzistojë asnjë orë. Tani po bien sirenat e të gjitha problemeve qe kemi ngritur për ta.