Berisha akuzon Ramën për kopjim të programit: Ka ekipin e mëkatarëve të mëdhenj, do t’i hedhë pas zgjedhjeve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka kopjuar programin, duke e cilësuar atë si një mashtrim. Gjatë një takimi me drejtuesit politikë të qarqeve, Berisha tha se programi i prezantuar nga Rama është një përpjekje për të fshehur dështimet e tij.
Sipas Berishës, Rama e kuptoi se ishte duke humbur mbështetje dhe mendoi të gjente “strehë” tek programi i PD-së, duke hedhur poshtë deklaratat e mëparshme kundër tij. “Nuk ka shqiptar që nuk i shtron pyetjen, 12 vite ku ishe? Kush të pengoi të zbatoje këtë program? Askush, veç vjedhjeve të tua”, deklaroi Berisha.
Në lidhje me listën e kandidatëve të PS, Berisha tha se ata janë “mëkatarët e mëdhenj të Ramës”, të cilëve ai u ka dhënë një “mburojë” në lista të mbyllura, por që pas zgjedhjeve do t’i hedhë. “Nga Gjirokastra në Tropojë, socialistët e njohin si njeriun më të pabesë që i hedh një nga një bashkëpunëtorët e tij”, tha ai.