Berisha akuza Ramës nga Saranda: Ke vjedhur qytetarët
Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e zhvilluar në Sarandë, akuzoi kandidatin e PS për Bashkinë e Delvinës.
Ish-kryeministri u shpreh se kandidati i Delvinës, duket ‘sikur është i rritur në ishullin e drogës’. Më tej Berisha reagoi me tone të ashpra ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, për të cilin tha se është krimineli më i madh në historinë e Policisë.
“Kandidatët tanë janë të gatshëm të dalin në shesh para jush dhe të japin llogari për çdo gjë. Kandidati i Delvinës është si të jetë rritur në ishullin e drogës. Vjehrri dy herë i dënuar për drogë. Ardi Veliu bën fushatë se ka hall të marrë ndonjë mandat. Ardi të them atje ku e meriton do të shkosh. E ftoj Edi Ramën të dalim para qytetarëve të dalim në çdo shesh. Çfarë të tremb që largohesh? Ke frikë sepse t’i ke vjedhur. Ke firmosur fap fap fap e paf paf paf. 420 mln euro janë firmosur për djegësat. Ke firmosur për të shpërbërë pasurinë përrallore të Sarandës, parkun e Butrintit. Si parku i Butrintit nuk të dytë në Europë, është një mrekulli e Zotit dhe e natyrës. PD nuk do të lejojë kurrë tjetërsimin e Parkut të Butrintit.”, tha Berisha.