Berisha akuza për blerje masive votash: U dhanë hektarë me kanabis! Krimi ka ndërhyrë në 20 bashki për persona anonim
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi se në zgjedhjet e 11 majit janë përdorur hektarë me kanabis për të blerë vota dhe se krimi i organizuar ka ndërhyrë në 20 bashki për të mbështetur kandidatë të panjohur si Sara Mila dhe Arkend Balla.
Berisha e cilësoi këtë si një “farsë elektorale” dhe premtoi se beteja për mbrojtjen e votës do të zhvillohet brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Berisha: U paraqitën vendimet e qeverisë 100 euro për votë për çdo pensionistë, u falën 200 milion euro, punësime për votë, dhjetëra mijëra hektarë kanabis për votë, janë këto akte të cilat rrëzojnë në mënyrë përfundimtare farsën elektorale të 11 majit.
U them shqiptarëve se ku hap i parë i rëndësishëm në mbrojte të votës së tyre, që vinte pas një seri aktesh madhore të mishëruara me 4 rezoluta që dënojnë narkoregjimin e Ramës, ishte një vazhdimësi dhe sukses në realizmin e qëllimit tonë.