Bëri fushatë për Berishën në Tiranë, Rama takohet me Elmar Brok: Vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë …
Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Aachen të Gjermanisë, kreu i qeverisë ka takuar Elmar Brok, ish-eurodeputetin që ishte në Shqipëri në fushatën për zgjedhjet e 11 majit në krah të kryedemokratit Sali Berisha. Përmes një postimi në Facebook Rama ka zbuluar pjesë nga biseda e tij.
“Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të të vras ngjitesh më lart!
Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja, “Çfarë s’të vret të bën më të fortë”!
Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër”, shkruan Rama në “Facebook”, shkruan Rama.