Berat/ PD denoncon: Po votohet në emër të personave të tjerë, pa qenë prezentë

Qarku i Beratit nuk ka mbetur pas sa ju takon problematikave në këto zgjedhje. Edhe atje, në disa qendra votimi nuk ka nisur procesi, ose ka nisur me vonesë. Shkak, si në të gjithë vendin janë bërë pajisjet biometrike.
Ndërkohë, ka pasur edhe denoncime për ndërhyrje.
Në bashkinë Dimal, administratorët e njësive vendore të Bashkisë, me urdhër të kryetares së bashkisë që kandidon në zgjedhje, po firmosin vërtetime për shumë qytetarë për të lejuar votimin familjar në kundërshtim me kodin zgjedhor. Vërtetimi për votim në emër të dikujt tjetër (në prani të tij) duhet të lëshohet nga eksperti mjeko-ligjor.
Nga 5211 QV gjithsej, per pjesmarrjen kane raportuar 2468 qv. Pjesmarrja deri ne oren 8:00 eshte 1.29%
E perkthyer ne shifer, kane votuar 23, 047 persona