“Benz-i” përplaset me kamionin në Lushnjë-Berat, përfundon në spital i adoleshenti dhe nëna e tij
Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Lushnjë- Berat. Nga aksidenti janë lënduar personat që udhëtonin në një veturë tip “Benz”.
Është transportuar në spitalin Lushnjes K.B. 13 vjeç dhe e ëma e saj. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kasht-bardhë.
Mjeti i tonazhit të rëndë ndaloi në rrugë dhe “Benzi” është përplasur nga pas tij. Mjetit të tonazhit të rëndë i ishte shpuar goma dhe frenoi ndërsa drejtuesi i “Benzit” nuk shmangu dot përplasjen.
Nikollaq Biti nga Berati udhëtonte drejt Lushnjës me djalin dhe bashkëshorten. Policia në vendngjarje po disiplinon trafikun dhe po kryen veprimet e para proceduriale.