“Bëni gati të gjithë valixhet”/ Zarf i zi në Big Brother VIP 4: Vëllai i Madh nuk ju toleron më
Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP 4, duke sjellë tension mes banorëve. “Vëllai i Madh” ka paralajmëruar masa të rrepta ndaj tyre për shkak të sjelljeve të përsëritura që bien ndesh me rregullat e lojës.
Në mesazhin e dërguar nga Vëllai i Madh, thuhet:
Banorë, Vëllai i Madh ju ka mundësuar të gjitha kushtet për një bashkëjetesë sa më të mirë, pavarësisht izolimit. Megjithatë, veprimet tuaja të përsëritura për të fshehur sendet personale, përfshirë veshje dhe cigare, janë të papranueshme. Vëllai i Madh nuk ju toleron më dhe ju kërkon që të dorëzoni menjëherë sendet e fshehura, përfshirë cigaret. Sonte do të merren masa të rrepta, bëni gati të gjithë valixhet.