Benet Beci dhe Luiz Ejlli të ftuar në podcastin e Ramës/ Jo vetëm batuta por edhe porosi “elektorale”

 

Kryeministri Edi Rama këtë herë kishte dy të ftuar specialë në podcastin “Flasim”. Të ftuarit e tij ishin  kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe fituesi i reality show “Big Brother Vip Albania 2”, Luiz Ejlli. Episodin e 7-të të këtij podcasti kryeministri e ka titulluar “Blu Bradhërs”. I ngacmuar nga Rama, Luizi ka treguar shumë episode nga jeta e tij.

Kryeministri Edi Rama: Ky episod besoj unë është i veçantë. I veçantë sepse ka dy personazhe shumë të veçantë. Njëri, një fenomen befasues dhe i befasishëm i këtij viti dhe tjetri një befasi e befasishme e kësaj jave. 

Jam këtu me atë që shkatërroi gjumin e nuk e di sesa familjeve dhe të cilin e takoj për herë të parë, me përjashtim të disa pamjeve sporadike, por jo tek vrima e çelësit ku gjithë të tjerët ju qepen dhe nuk ju ndanë, sot e kam përballë për herë të parë, Luizi juaj. Mirëseerdhe!

Luiz Ejlli: Mirëse ju gjej!

Kryeministri Edi Rama: Ndërkohë, tjetri është Beneti, i cili thuhet se e ka ndihmuar Luizi. Kështu thotë Luizi të paktën, por për mua kjo mbetet e gjitha për t’u sqaruar. 

Unë nuk kam parë asnjëherë asnjë minutë Big Brother në jetën time.

Luiz Ejlli: Turp të kesh.

Kryeministri Edi Rama:  E diskutojmë këtë, por dua që tani që nuk ke as fitore për të korrur, as konkurrentë për të nxjerrë jashtë, kështu që mund të jesh edhe më i sinqertë se zakonisht. A kishe parë Big Brother ndonjëherë përpara se të futeshe në Big Brother?

Luiz Ejlli: Kam parë Grande Fratello kur është bërë për herë të parë në Itali, para shumë vitesh,. Që atëherë nuk e kam parë më. Thjesht kur më bënë ftesën për të hyrë e kam studiuar, kam parë Big Brother-at më të fortë që kanë qenë në Shqipëri plus kam parë dhe në vende të ndryshme të botës ku kanë qenë personazhet më pikante, më të fortë, më interesantë dhe jam munduar që t’i mbledh të gjithë bashkë dhe t’i fus në një, t’i fus tek vetja edhe pse e dija që mund  ta mbaja për njëfarë kohë ashtu sepse nuk ke ku shkon pa dalë vetëvetja. Por, qëllimi që kisha dhe e dija se çfarë isha duke lënë dhe nuk e dija se çfarë më priste dhe isha futur “all in” ose për të fituar o s’ka. E dija që ishte e vetmja portë ose dritare për mua për të ardhmen time, duke marrë parasysh që, po e lidh me Benetin, kur isha jashtë si çdo njeri, të gjithë kemi pasur uljet dhe ngritjet tona, unëmbeta me plotë gojën në rrugë të madhe, kam telefonuar njerëz, qoftë biznesmenë, qoftë drejtues mediash, por edhe politikanë që i kisha njohje personale…

Kryeministri Edi Rama: Mua jo…

Luiz Ejlli: Po duke marrë parasysh që gjithmonë jam konsideruar i djathtë, nuk i kisha fare shpresat se mendoja se do thonë “Ky është i djathtë”, por këto do e sqaroj më mbrapa sepse siç e thatë dhe ju, është hera e parë që flasim dhe përballë, por as në telefon e asgjë.

Kryeministri Edi Rama:  Kemi folur me diçka tjetër, por do ta sqarojmë më mbrapa.

https://fb.watch/kE6-lSUlQj/?mibextid=afzh1R

Luiz Ejlli: Ajo nuk është e folur. Ajo ka qenë periudha kur ju i kishit vendosur qëllim vetes t’i kthenit përgjigje të gjithë shqiptarëve dhe është pak e vështirë. Telefonova zotërinë që kam përballë dhe më tha “Hajde”. Kam shkuar tek KESH-i, në atë kohë Beneti ishte administrator i KESH-it. E takova, më tha me thuaj çfarë problemi ke dhe i thashë që jam pa punë, në rrugë të madhe, kjo është CV-ja ime, këto janë aftësitë e mia. Nëse është e mundur për një vend pune dhe më tha që do shoh kur të bëhet audicioni i parë, ku të jetë, të ftoj të vish dhe uroj ta fitosh. Për hir të vërtetës, e fitova dhe u futa dhe jam shumë mirënjohës.

Kryeministri Edi Rama: Domethënë, në kohën e qeverisë së majtë?

Luiz Ejlli: Pse do ta lidhësh gjithmonë?

Kryeministri Edi Rama: The që nuk mora se isha i djathtë, por në punë qenke futur në kohën e qeverisë së djathtë.

Luiz Ejlli: Unë isha në punë edhe në kohën e të djathtës, por mbeta pa punë dhe më futi zotëria në fjalë dhe i jam shumë mirënjohës. Për ata që thonë “Luiz, u bëre i majtë, i djathtë, i mesëm” me këto nuk merrem, nuk merrem me këtë pjesë. Unë nuk jam bukëshkelës, unë vlerësoj individin, vlerësoj njeriun dhe në këtë rast është Beneti.

Kryeministri Edi Rama: Nuk ka nevojë të na shpjegohesh se nuk je në hetuesi. Doja thjesht të dija episodin si ndodhi meqë gjithë në këtë informacionin që kam marrë nga shërbimet, këtu del që ke thënë që Beneti ishte njeriu që t’u gjend në moment të vështirë.

Luiz Ejlli: Absolutisht që po.

Kryeministri Edi Rama: Benet, Luizi nuk paska parë Big Brother përveç Grande Fratello kur ka qenë i vogël dhe ka studiuar para se të hyrë aty, domethënë është futur në rol dhe çoroditi gjithë dynjanë që kanë kujtuar se ky është ai po në fakt ky është dikush tjetër. Në rastin tënd, ti e kishe parë ndonjëherë në ëndrrën tënde më entuziaste që një ditë mund të ishe kryetari i bashkisë së Shkodrës?

Benet Beci: Jo, nuk e kisha parë në fakt, por është e vërteta është që gjithë kohën, ju e dini, puna që kam bërë unë ka qenë që ne punonim me kryetarët e bashkive që investoheshin nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ajo që shikoja se çfarë bënim gjithë kohën ka qenë gjithmonë një refleksion pas saj “Po si i bëhet që të bëhet dhe në Shkodër?” Kjo është në fakt një ndjesi që çdo njeri e ka, kur ti shikon që po bëhet dhe në gjithë skemat e mendimit tim, kur ne bënim këtë punë nëpër Shqipëri bashkë edhe më parë, ka qenë gjithmonë, “Po mirë, kush është skema dhe si mund të arrijë një ditë që atë që po bëhet gjithkund, të bëhet në Shkodër?” Kurrë nuk e kam menduar me një fitore por gjithë kohën që të gjej mekanizmin, sesi duhet të jetë mekanizmi që Shkodra të bëhet si të tjerat ka qenë gjithmonë mendimi im i dytë pas çdo pune që kemi bërë bashkë edhe kur kemi qenë në çdo vend tjetër. Kështu që, nuk e di, mendoj se, nuk di si ta shpjegoj gjithë këtë, por është një kohë e gjatë e refleksionit dhe mendimit për të ardhur tek kjo punë pa e menduar se do vinte kështu, por unë mendoj shumë që ishte i domosdoshëm për të ardhmen. 

Luiz Ejlli: Unë them se është hera e parë që Shkodra ka zgjedhur me tru, me mend e jo me zemër, kanë votuar me mend. Ka parë Benetin dhe ka parë Shkodrën, ka parëecurinë e Shkodrës 30 e disa vjet dhe ka thënë “Pse jo, çfarë kemi për të humbur? Jemi në këtë gjendje që jemi sot, pse jo?

Mes një morie pyetjesh fituesi i Big Brother foli gjithashtu për fëmijërinë e tij, karrierën , lidhjen e tij të dashurisë me vajzën e Jozefina Topallit dhe më pas ndarjen si dhe ndarjen nga jeta të babait të tij.

Kryeministri Edi Rama: Ti je fatlumi që qëlloi që me të parën, mirë. Ka dhe kështu, nuk janë të gjithë me fat aq të madh. Një gjë tjetër që më ka bërë përshtypje, je i lirë të mos e zhvillosh nëse nuk  e ndjen sepse ndoshta është shumë emocionale, shumë personale, por më ka bërë përshtypje në këto gjërat që mora vesh për ty, sepse është pak a shumë diçka që në një formë tjetër e kam përjetuar edhe vetë , humbjen e befasishme të babës. Dhe nuk mund të them respekt për çfarë ke bërë në Big Brother sepse ta thashë, nuk e di fare ç’ke bërë në Big Brother, por realisht më preku ajo shprehja që çfarë arrita ia dedikoj babës..

Luis Ejlli: Ka qenë në 24 dhjetor dhe rastisi fiks me datën që kam hyrë në Big Brother, 24 dhjetori. Po ishte i 2020 dhe ka qenë ora me orën tonë këtu, diku ora 10 dhe më merr baba në telefon dhe më thotë, po të marr tani që të uroj Krishtlindjen se më pas do kenë ngarkesë valët se të gjithë urojnë. Jo, – i thashë- nuk quhet, o në 12 o se quaj hiç dhe mbylla telefonin. Mirë, mirë- tha. Në 11.30 më merr një shok që e kisha në Amerikë dhe e dija që  rrinte aty dhe më thotë: Luiz, dhe unë direkt i themhë, si je  – mendova se po më uronte për Krishtlindje dhe ai. Ka ndodhur diçka, tha.I ka rënë babait, Luigjit, – se Luigj e ka pasur babi, – i ka rënë infarkt, tha, po më duket se është keq puna se nuk donte të thoshte që është fatale. Në atë moment unë e mbylla dhe mora nënën. Nëna me tha se ku e kisha marrë vesh unë para atyre. Pastaj, më morën dhe më thanë që ka ndërruar jetë. Ishte  shumë e vështirë se ishte dhe periudhë pandemie, punë avionësh, udhëtimesh, e kështu dhe vonoi për të ardhur trupi nga SHBA në Shqipëri, por ishte dëshira e tij që të varrosej në Shkodër tek “varret e Rr’majit” që i themi ne, tek varret katolike në Shkodër dhe ashtu e bëra. Erdhi, u bë ceremonia dhe kur kam hyrë domethënë, thoja ishalla po e bëj krenar.

Kryeministri Edi Rama: Është shumë e fortë kjo dhe nuk duket se e kanë thënë mrekullisht, kush e ka thënë, që kur vdes babai, bëhesh burrë, dhe kur vdes nëna, bëhesh fëmijë, por nënën ta kesh me jetë sa më të gjatë uroj. Ndërkohë që ti, fëmijë je, ndërkohë. Ajo që dua të shtoj këtu është më kujtove varrezat e Rr’majit, unë kam qenë aty dhe është një nga kujtimet më të freskëta dhe më të bukua të jetës sime. Kur u hap fjala që ishte akoma rregjimi, dhe u hap fjala që të bënte Dom Simoni meshën e parë, dhe jemi nisur me tren. Kemi shkuar në Shkodër, ishte një ditë shumë e vrenjtur. Tani mua më duket sikur po tregoj një  përrallë po nuk ka rëndësi, unë do ta tregoj siç është, sepse e kam kështu në sy.

Luizi gjithashtu ka edhe një thirrje për kryetarn e sapozgjedhur të Bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Kryeministri Edi Rama: Pyetjen e kisha për arsye tjetër. Ti e bëre atë që e quajte kthimin e nderit për Benetin. Tani, duke qenë se ti je i lidhur me Shkodrën, shkon në Shkodër e nuk je aty gjithë kohës, gjë që të krijon dhe një farë distance, por je dhe në mënyrë të vazhdueshme dhe sheh. Çfarë do doje ose çfarë pret nga Beneti, se nderin ia ktheve, nuk mund t’ia kthesh gjithë jetën, u latë. Çfarë pret ti nga Beneti si një votues i tij që pastaj kur të vijë radha përsëri të thuash, e bëri këtë që prisja apo bëri jo aq sa prisja, apo bëri mjaftueshëm. Prandaj do ia jap votën prapë. Çfarë pret ti? Po të pyes si një shkodran që e ka votuar.

Luiz Ejlli: Unë e them haptas. Kërkoj tre gjëra nga Beneti si qytetar shkodran, si populli.E para, pastrimin e qytetit nga plehrat që bëhen sa më shumë mbushen kazanët, digjen e dihet. Lagjet e vjetra ose lagjet që janë pak më të thella, janë pa rrugë të shtruara. Bie shi dhe bëhet gropa që s’ke mundësi të kalosh. Flas qytetin, s’ka lidhje se Oboti e ato pjesa këtej. Pra, shtrimin e rrugëve dhe Shirokën, Bunën, thellimin e saj në bashkëpunim me mbështetjen tuaj kuptohet, edhe të jashtëm që janë të gjithë, jam i bindur që të gjithë do thonin po, se jam i bindur që ajo pjesë mund të bëhet shumë më e bukur se Venecia. Ura është bërë, ka atë hapjen, aty mund të vijnë nga Mali i Zi, bëhet një turizëm, vende pune. Të dy kemi qenë në France, në Paris, kemi parë kanalin se si është me ato varkat restorant, me muzikë, pra mund të bëhet në Shkodër, por ajo do thellim, do pastrim dhe jam i bindur që Beneti mund t’i bëjë, jo se po ja kërkon Luizi apo Shkodra, por me aq sa e kam njohur Benetin e di që nuk e zë vendi pa i bërë. Kjo është ajo që kërkoj unë, duke marrë parasysh që nuk jetoj aty aktualisht, por kam qejf ta shoh. Kur të marr vesh që janë bërë këto tre gjëra do të them bravo të qoftë që e bëre për Shkodrën, se unë nuk them do ta bësh për Luizin apo për Benetin. Bëje për Shkodrën e po i bëre këto, për mua ka respektin maksimal dhe i ka hallall të gjitha votat dhe gjithçka.

Kryeministri Edi Rama: Ka hallall një votë, se një votë i ke dhënë. Të tjerët do ta vendosin vetë atë punë.

Benet Beci: Vë re diçka. Në Shkodër disa herë më thonë këtë pjesën që ishalla po i bën plehrat, ishalla po i bën rrugët, që është detyra normale

Kryeministri Edi Rama: Lëri se këto i dimë. Se plehrat po nuk i bëre dhe plehrat do vi do të fus në kazan vetë. Ky pastaj po të dojë le të vejë kapakun. Benet, kam një pyetje shumë serioze, se nuk e kemi bërë këtë muhabet. Sot takohemi për herë të parë pasi u përshëndetëm aty tek selia kur erdhët me Mamicën. Tani ti je bërë kryetari i bashkisë së Shkodrës. Unë shpresoj shumë që ti do jetosh në Shkodër e nuk do jesh si disa kryetarë bashkie në historinë e këtyre viteve që votohen atje, janë nga atje apo kanë një lidhej me atje dhe pastaj e bëjnë Tiranë – atje, e atje – Tiranë çdo ditë.

Benet Beci: Po filluam projektet e mëdha bashkë, aty më ke.

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo. Projektet e mëdha i bëj vetë unë.Unë nga kryetari i bashkisë kur bëhet fjalë për projektet e mëdha, dua vetëm mos të më pengojë, të më ndihmojë, të bëjë ato gjërat e thjeshta, por për rrugët e brendshme, duhet mbështetje dhe bashkëpunim me bashkinë dhe unë po nuk erdha të pi një kafe, në shpinë tënde në Shkodër, ku ti do jetosh e po nuk pashë…

Luiz Ejlli: Po më ra këpuca në gropë..

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, po nuk pashë që ti, me TIMS-in e regjimit, po nuk pashë që ti të premten në darkë nisesh për Tiranë e të dielën në darkë vjen në Shkodër, të jemi shumë të qartë.

Luiz Ejlli: Çunat i ke te Ura e Bahçallëkut.

Kryeministri Edi Rama: Të jemi shumë të qartë, se ma tha Ermali i Vlorës, një çun i shkëlqyer dhe besoj që është zgjedhja e duhur, ishte në punë të vetë në ambasadë dhe bëmë disa anketime, pamë kush mund të jetë figura e re dhe dilte që ishte një njeri që mund të na garantonte dhe mbështetjen e njerëzve, por e di që është djalë shumë korrekt e punëtor. E më tha kur vajtëm, se u takuam që kur ishte kandiduar, u takuam kur shkuam tek takimet e Vlorës e duke folur më tha, “çfarë pret nga unë”? i thashë, të rrish pa gjumë. Nëse ti rri pa gjumë çdo gjë tjetër është ok. Kështu që nga ty unë pres të rrish në Shkodër, Benet. Këtë mos ta diskutojmë sepse pastaj do na hape shumë probleme e larg qoftë se unë një zëvendësues e kam gati.

Luiz Ejlli: Fillojnë mocionet e mosbesimit.

Kryeministri Edi Rama: Jo po kemi dhe zëvendësuesin gati. Kështu që, shumë faleminderit.