Bënë ‘kërdinë’ me vjedhje, dy shqiptarët kërcënojnë me kaçavida karabinierët në Itali

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Ardea pasi u kapën në flagrancë sapo kishin vjedhur një shtëpi dhe kërcënuan policët.

Sipas mediave italiane, shqiptarët janë të moshave 42 dhe 43 vjeç, të dy me precedent penal. Teksa po largoheshin me nxitim sapo kishin kryer vjedhje në një banesë, policia italiane i vuri re dhe i ndaloi për kontroll.

Në këtë moment, shqiptarët i kërcënuan policët me kaçavidë. Por efektivët i neutralizuan dhe i arrestuan. Në makinën e tyre, që rezultoi të ishte gjithashtu e vjedhur Gushtin e kaluar, u gjetën shumë sende që përdoreshin prej tyre për vjedhjet e shtëpive.

Po kështu u gjetën edhe sendet që ata sapo kishin vjedhur në banesën e fundit. Të gjitha ju kthyen pronarit të ligjshëm.

Check Also

Vrasja e dyfishtë në Kosovë, viktimat kushërinj me njëri-tjetrin! Autori 19-vjeçar, djali i një politikani (EMRAT)

Dy persona u vranë me armë zjarri në Klinë të Kosovës, ngjarje e ndodhur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *