Aktori Ben Affleck është tërhequr nga deklaratat drejtuar ish-bashkëshortes së tij Jennifer Garner ku e fajsonte për problemet me alkoolin. Në një intervistë të fundit Affleck është shprehur se për sjelljen e tij nw tw kaluarwn ka përgjegjësi vetëm vet dhe askush tjetër.
50 vjeçari është shprehur se tani ëshët shumë i kujdesshëm me komentet që jep lidhur me këtë temë. Kjo nisur nga një intervistë me Howard Stern në vitin 2021 ku asokohe deklaroi se nëse do të qëndronte i martuar me Jennifer Garner ai do të vijonte të ishte i alkoolizuar.
Kometet e tij në atë kohë shkaktuan regime të shumta nga fansat dhe madje edhe miqtë e ngushtë të ish-bashkëshortes së tij. Ylli i “Good Will Hunting” deklaron se deklaratat e tij janë keqinterpretuar dhe prandaj tani është më i kujdesshëm.
Affleck dhe Garner ishin të martuar nga viti 2005 deri në vitin 2018. Ish-çifti fillimisht njoftoi se po ndahej në vitin 2015, dhe para se të finalizonin divorcin e tyre tre vjet më vonë, Affleck shkoi në rehabilitim disa herë.