Ben Affleck kërkon strehë tek ish-gruaja Jennifer Garner pas zjarrit që shkatërroi shtëpinë e tij 20 milionë dollarëshe në Los Angeles

Aktori i njohur Ben Affleck është detyruar të braktisë shtëpinë e tij luksoze prej 20.5 milionë dollarësh në Pacific Palisades, Los Angeles, pasi zona u përfshi nga zjarret shkatërruese që goditën qytetin këtë javë. Për t’i shpëtuar rrezikut, ai ka gjetur strehë në shtëpinë e ish-gruas së tij, Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë.

Në një periudhë pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Affleck bleu këtë vilë moderne në Pacific Palisades, një zonë e njohur për pasurinë e banorëve të saj. Shtëpia e tij ka mbijetuar, por shumë yje të tjerë kanë pësuar dëme të mëdha, duke përfshirë emra të njohur si Paris Hilton, Mandy Moore, Eugene Levy dhe Anna Faris, të cilat kanë humbur shtëpitë e tyre nga flakët.

Zjarret që shpërthyen në Los Angeles kanë shkaktuar evakuime masive, duke përfshirë një shtrirje të re në Altadena dhe Hollivud. Erërat e forta dhe kushte të tjera të papërshtatshme vazhdojnë të rrisin rrezikun e përhapjes së zjarreve, duke bërë që shumë zona të jenë ende në rrezik.

Ben Affleck, i cili ka kaluar kohë së bashku me Jennifer Lopez në shtëpinë e saj 60 milionë dollarëshe në Beverly Hills përpara ndarjes, tani është strehuar afër ish-gruas së tij, me të cilën ka ruajtur marrëdhënie miqësore.