Ben Affleck dhe JLO së bashku në projekt kinematografik

Dyshja e famshme Jennifer Lopez dhe Ben Affleck do të bashkohen sërish pas thuajse 20 vjetësh në një film, “Unstoppable”. Filmi i prodhuar nga kompania e Affleck dhe Matt Damon, “Artists Equity”, bazohet në një dramë sportive që tregon historinë e vërtetë të Anthony Robles, një mundës që lindi me një këmbë dhe arriti të fitojë kampionatin kombëtar në Universitetin e Arizonës.

Kujtojmë se bashkëpunimi i tyre i mëparshëm, “Gigli” i vitit 2003, nuk u prit mirë, por duket se Affleck është i emocionuar që do të punojë sërish me Jlo. Filmi nuk ka ende një datë zyrtare të publikimit, por fansat janë emocionuar që tani.

Ndërkaq, së fundmi çifti është tërhequr nga blerja e një rezidence të re dhe duket se arsyeja është se diva e muzikës pop dëshiron një pronë më të bukur e cila kushton dy herë më shumë. Rezidenca e re dhe më e madhe kushton dyfishin e asaj që ata kishin në plan, plot 64 milionë dollarë.