Belinda Balluku voton në Fier, akuza për PD-në: Futen në QV dhe bëjnë presion ndaj komisionerëve

Zv.kryeministrja dhe drejtuesja politike e qarkut të Fierit, Belinda Balluku, ka hedhur sot votën e saj në një nga qendrat e votimit në Fier. Ajo ka zgjedhur një orar dreke për të realizuar aktin e votimit dhe më pas ka bërë një deklaratë për mediat.

Balluku falënderoi gazetarët dhe operatorët që po mbulonin zgjedhjet në Fier dhe i bëri thirrje qytetarëve që të përdorin votën e tyre dhe të mos e çojnë dëm. Ajo theksoi se si drejtues politike kishte qenë gjithë ditën e angazhuar në menaxhimin e qarkut dhe se Partia Socialiste (PS) kishte bërë më të mirën për të respektuar kodin zgjedhor.

“Do të falënderoj të gjithë kandidatët e PS-së për sjelljen e tyre gjatë ditës së sotme, gjë që nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera”, tha Balluku, duke shtuar se kandidatët e Partisë Demokratike (PD) kishin shkelur rregullat zgjedhore. Ajo akuzoi PD-në se kishte futur përfaqësues të saj në qendrat e votimit, ku ata kishin ushtruar presion mbi komisionerët. Balluku theksoi se këto akuza ishin të dokumentuara dhe të faktuara me video, duke bërë thirrje për veprim të menjëhershëm nga autoritetet ligjore.

“Ne do të bëjmë atë që parashikon ligji,” theksoi ajo, duke përjashtuar çdo mundësi të marrëveshjeve të tjera dhe duke inkurajuar qytetarët që të vazhdojnë të votojnë. Ajo gjithashtu e theksoi rëndësinë e procesit duke përmendur djalin e saj, i cili gjithashtu do të ushtronte të drejtën e tij të votës.

Balluku mbylli deklaratën e saj duke shprehur besimin se vota e qytetarëve do të ishte zgjedhja më e mirë për të ardhmen e vendit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)