Belgjika zbulon listën për në “Euro 2024”, vetëm një mungesë e madhe

Kombëtarja e Belgjikës ka publikuar listën me 25 lojtarët e ftuar për Europianin e Gjermanisë 2024. Trajneri Domenico Tedesco ka lënë jashtë portierin e Real Madridit, Tibo Courtois.

Ai humbi pjesën më të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi në gju dhe vetëm së fundmi është rikthyer në stërvitje.

Belgjika është në Grupin E së bashku me Ukrainën, Sllovakinë dhe Rumaninë.

Ata e nisin turneun e tyre kundër Sllovakisë më 17 qershor përpara se të përballen me Rumaninë më 22 qershor.

Belgët e mbyllin fazën e grupeve kundër Ukrainës më 26 qershor në Shtutgart.

Belgjika zbulon listën për në “Euro 2024”, vetëm