Beleri kërkon lirinë me kusht! Shtyhet seanca në Gjykatën e Fierit: Ka mungesë dokumentacioni

Është paraqitur në Gjykatën e Fierit Fredi Beleri për kërkesën e lirimit me kusht. Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.

Edhe sot, Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë në Fier për shkak të mungesës së dokumentacionit. Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari ishte Alfred Konomi.

Seanca e radhës do të zhvillohet në dt 31 korrik.