Një debat u zhvillua gjatë seancës plenare në Kuvend, mes Kreut të Grupit të PD-së Gazment Bardhi dhe kryeparlamentares Spiropali, ku ndërhyu dhe ministrja e infrastrukturës, Belinda Ballukut, të cilës Bardhi iu drejtua duke i thënë “Bela, i gjete lekët që të humbën”.
“Bela, i gjete lekët që të humbën? Nxirri xhepat, zbrazi”, u shpreh Bardhi duke ironizuar Ballukun, ndaj të cilës ka bërë kallëzime në SPAK.
Bardhi po ashtu akuzoi kryetaren e Kuvendit për lejimin e ndërhyrjeve të ministrave për të kthyer përgjigjet mbi amendamentet e propozuara nga opozita, duke e cilësuar atë si një shkelje të hapur të procedurës parlamentare.
Spiropali ndërhyri duke përmendur nenin 77 të rregullores, çka nxiti reagimin e menjëhershëm të Bardhit, i cili i tha se po gënjen.
“Lexoje, lexoje… Je duke gënjyer”, tha Bardhi.
Bardhi merr fjalën, Balluku flet nga vendi
Bardhi: Bela i gjetet lekë t’i që të humbën, i gjete? Nxirri xhepat, zbrazi xhepat, zbrazi xhepat. Zbrazi xhepat që t’i shohim.
Spiropali: Ku është procedura. (I mbyll mikrofonin)
Bardhi: Ajo (Balluku) po më flet, i thuaj të mos ndërhyjë. Ju zonja kryetare, jeni tërësisht në shkelje të procedurës, nuk ka asnjë nen në këtë rregullore që pas prezantimit të një amendamenti të flasin anëtarët e Këshillit të Ministrave. Prezantohet vetëm amendamenti dhe kalohet në votim, kjo është procedura. E falënderoj ministrin që paska bërë mbledhjen e amendamenteve tona dhe kostoja paska dal 300 milion euro dhe tani thotë nuk kam 300 milion euro për të rritur pensione, rroga, fonde shëndetësi dhe në arsim sepse do shkoj 430milion euro te inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Cili rregull i rregullores e thotë, ma gjej, ma lexo. Nuk ka fare të bëj për asnjë anëtar i Këshillit të ministrave.
Spiropali: Patjetër që për çdo amendament ka përgjigje. Nena 77,lexoje me vëmendje.
Bardhi: Lexoje, lexoje… Je duke gënjyer.
Bardhi: Më gjej ku e kanë të drejtën ministrave. Ne po i lëmë të flasin.