Bejko më i vendosur se kurrë: Nuk ia japim vulën Berishës…
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko thotë se nuk mund t’i jepet vula e kësaj force politike, Sali Berishës, i cili është shpallur “non grata” nga SHBA-të dhe i akuzuar për korrupsion.
Bejko u shpreh se Berisha nuk e koncepton dot faktin që në krye të Partisë Demokratike, të jetë dikush tjetër dhe jo ai.
Sipas Bejkos, Berisha e ka trajtuar këtë parti sikur ta kishte pronën e vet.
“Nuk e koncepton dot ai që Partinë Demokratike t’ia marrë dikush tjetër. Ai Partinë Demokratike e ka pronë të vetën. Jo se e ka themeluar vetë, se themelimin e PD-së e kanë bërë studentët, intelektualët e rinj, populli shqiptar me mbështetjen e amerikanëve. Duke qenë se e përdori për një kohë të gjatë, mendon se është prona e vet dhe e trajton kështu. E drejta vajti në vend. Ka shumë që na thonë, jepjani vulën Sali Berishës se partia është e atij. Ne bëjmë pyetjen, kujt t’ia japim vulën? T’ia japim vulën “non gratës”, atij që është akuzuar për korrupsion të qenësishëm, atij që është akluzuar për pengim dhe drejtësisë”, theksoi ai.