Të tjera biseda janë zbardhur nga grupi i efektivëve që mundësonin kalimin në mënyrë të paligjshme të shtetasve shqiptarë nga Rinasi për në shtetet e BE-së.
Bazuar në dosjen hetimore duket se Eneo Sulejmanaj, polici Briken Tereziu si edhe efektivë të tjerë, hakmerreshin ndaj atyre që nuk u bënin pagesa duke jua bërë më të vështirë kalimin.
Ndërkaq se nga dosja hetimore rezulton se Tereziu ishte personi që merrte udhëzimet nga Sulejmanaj dhe vepronet, ndërkohë që në rastet kur nuk ishte në turn, ai bashkëpunonte me punonjës të tjerë policisë kufitare.
Në njërën prej bisedave, rezulton se Sulejmanaj nuk i ka paguar paratë Tereziut duke u shfajësuar se kishte qënë i zënë dhe me probleme të tjera, ndërkohë që thekson se pas shitjes së një makine do ta shlyejë.
Policia veproi fillimisht me Eneo Sulejmanajn që kishte në pronësi një agjenci turistike përmes së cilës kryente të gjitha veprimet me personat që kishin probleme me daljen nga Republika e Shqipërisë.
Autoritetet kanë në dorë një mori komunikimesh mes Sulejmanajt dhe personave të tjerë që i shërbenin atij duke kaluar persona të ndryshëm në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së kundrejt përfitimeve monetare nga 50 deri ne 500 euro.
AMP thekson se personat që paguanin 50 euro në fakt nuk kishin asnjë problem, por mashtroheshin prej Sulejmanajt kur shkonin për të blerë biletën, i cili më këto para paguante policët në pikën e kalimit kufitar në Rinas.
Pjesë nga biseda:
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 20.09.2023, nga ora 11:27 AM – 05:25 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla
Briken: Mirmgjes vlla
Eneo: Si u gdhive a je mire. Ke ardhur apo je andej
Briken: Mire mire shtym. Po kam ardhe
Eneo: Doja me tpyt kur ka karte kroata do me ik ne gjermani. E lejojn? Po I ka kalu ditet andej
Në orëm 11:47AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Briken: Ma nis pasap vlla
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Zamira J***. Shife boja pak tveshtir vlla
Briken: Ok
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Visar J***. Edhe ky me kta. Po si kam then gje sa si. Ky ka ditet mduket. Do ti lejn aty
Briken: Ok
Në orëm 03:37PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Vec mthuj ku vlla
Briken: Nr 8
Eneo: Shikoji se besojn do ngjiten mos ngatrrohen. A erdhen
Në orëm 05:24PM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësët të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Briken: Ajo gruaja zamira nuk ka len gje vlla
Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 21.09.2023, nga ora 09:29 AM – 11:56 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht
Eneo: Mgjes vlla. Me x ajo zamira e kan kthy npoloni, do ma shofësh pak kët shokun. I dërgon pasaportën e shtetasit Enrik Mhillaj
Briken: Ka pasap tjetër ky vlla
Eneo: Me kte siken dot
Në orën 10:02 AM dhe në orën 10:32 AM zhvillohen dy telefonata midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu në aplikacionin Signal
Eneo: Vlla se kan sjell 1 nga Milano
Briken: Po
Eneo: Mos ta majn shume aty tlej naj gjë aty. I dërgon pasaportën e shtetasit B. K***
Briken: Ca ore vjen
Eneo: Sa ka zbrit
Briken: Ok se I thashë dikujt ta marrë
Eneo: Ok vlla rrofsh. I dërgon pasaportën e shtetasit E. L***
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Enrik M*** nuk ka dal nga territory i RSH.