“Bëhu burrë, jep dorëheqjen! Gjysmën e qeverisë e ke në burg”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Nga 60 ministra, vetëm 6 kanë…

“Bëhu burrë, jep dorëheqjen! Gjysmën e qeverisRama i përgjigjet komentuesit: “Gjysmën e qeverisë e ke në burg”, thotë se ka vetëm 6 ministra me probleme me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj një komentuesi që i kërkoi dorëheqjen duke thënë se gjysma e qeverisë është në burg. Rama e cilësoi këtë koment si të pabazuar dhe u shpreh se nuk ka asnjë arsye për të dhënë dorëheqjen.

Ai sqaroi se nga 60 ministra që ka pasur qeveria e tij, vetëm 6 kanë pasur probleme me drejtësinë, duke theksuar se drejtësia është çliruar nga çdo kontroll politik. Rama po ashtu theksoi se gjatë 12 viteve të qeverisjes, asnjë anëtar i kabinetit të tij nuk është hetuar nga një drejtësi e pavarur para se të vinte në pushtet forca politike që ai drejton.

“Për çfarë arsye ta jap dorëheqjen? Çështjen do ta diskutojmë me shumë maturi. Kjo është e domosdoshme. Thotë që e ke gjysmën e qeverisë në burg. Gjysmën apo të gjithën është një çështje që në të gjitha rastet ka një zanafillë. Nëse i referohemi fakteve, nuk ka pasur asnjë anëtar qeverie më parë që të jetë hetuar nga një drejtësi e pavarur.

Si ndodhi kjo, ra nga qielli? Dumani e ka pasur 21 Janarin edhe më parë në tavolinë kur ka qenë në një prokurori të zakonshme. Sot drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që kam privilegjin të udhëheq. Ne jemi në pushtet prej 12 vjetësh, cila gjysmë e qeverisë?

Këtu llogarisni dikë që ka qenë në qeverinë e parë? Më tregoni një anëtar të kabinetit qeveritar që nuk ka qenë i larguar dhe nuk është trajtuar më pas nga drejtësia.

Kam pasur 60 ministra, nuk bëhen as 6 që kanë probleme me drejtësinë. Do ishte më mirë të mos ishte asnjëri. Arsyeja pse nuk fitoni është se nuk dini të ndani atë që është e Çezarit me atë që është e Zotit.

Pse e kërkoni dorëheqjen time? Apo pse e kemi sjellë Shqipërinë në pozicione që s’ka qenë kurrë më parë. Kushdo të qeverisë bujrum ‘ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Muço kapedani’. Unë llogaritë i kam me historinë, për këtë rri këtu”, tha kryeministri Rama.