Behgjet Pacolli çon në Gjykatë Arjan Currin, e akuzon për shpifje

Këshilltari i Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, është përplasur verbalisht me opinionistin Arjan Curri. Të ftuar në emisionin “Top Story me Grida Dumën”, për të folur lidhur me vrasjet më të bujshme të grave që ende s’janë zbardhur, Zyberaj dhe Curri patën një debat të ashpër.

Shkak është bërë një deklaratë që opinionisti ka bërë më herët ku tha se Naim Museli, dyshohet të ketë patur një lidhje romantike me një burrë, e më pas shpërthyen aludimet se bëhet fjalë për Pacollin.

Këshilltari i Pacollit, i konsideroi shpifje të ulëta, teks bëri me dije se kanë depozituar padi ndaj opinionistit lidhur me deklarat e bëra, ku ka hedhur akuza të pavërteta ndaj Pacollit. Ndërkohë më tej këshilltari i Pacollit pretendon se Curri i ka bërë deklaratat kundrejt një pagese, për shërbime të dikujt tjetër.