Begaj për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit: Lamtumirë artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin
5 December, 2023
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi këtë të martë.
“Lamtumirë Artistit që mbajti gjallë brenda nesh dashurinë për artin dhe ngriti peshë sallat kudo performoi! Lamtumirë “Nder i Kombit”, Mirush Kabashi!”, shkruan Begaj në Facebook.