Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur mbi situatën politike ku ndodhet vendi. Sa i takon dekretimit nga presidenti Begaj të ndryshimeve në Komisionet Hetimore, Meta tha se arsyeja kryesore e kësaj krize politike në vend është sipas tij frika që qeveria ka nga llogaridhënia.
“Nuk kam asnjë arsye të flas si ish-president por është një fakt që një nga arsyet kryesore të kësaj krize madhore ku ka hyrë politika shqiptare është pikërisht tmerri i Edi Ramës dhe i mazhorancës nga llogaridhënia të cilën e garanton kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”- u shpreh Meta.
Mes të tjerash, Meta iu përgjig edhe thumbimit të kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme, i cili tha se ka përfunduar koha kur presidenti përdorte Kushtetutën për revolucione imagjinare.