Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin se Agon Channel ka fituar gjyqin në Arbitrazh me shtetin shqiptar.
Rama shkruan se një njoftim i tillë përdoret para çdo fushate elektorale.
“Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100 mln €! Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër!,”-shkruan Edi Rama
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ