BE-Shqipëri mbajnë Konferencën e 5-të Ndërqeveritare, hapet grupkapitulli për “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”
Bashkimi Europian dhe Shqipëria mbajnë sot Konferencën e pestë Ndërqeveritare, një moment kyç në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit në BE. Në këtë konferencë do të hapet zyrtarisht grupkapitulli i tretë i negociatave, i cili mbulon fushën “Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”.
Ky grupkapitull përfshin tetë fusha strategjike që janë thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit, si:
- Kapitulli 10: Transformimi Digjital dhe Media
- Kapitulli 16: Tatimet
- Kapitulli 17: Politika Ekonomike dhe Monetare
- Kapitulli 19: Politika Sociale dhe Punësimi
- Kapitulli 20: Ndërmarrjet dhe Politika Industriale
- Kapitulli 25: Shkenca dhe Kërkimi
- Kapitulli 26: Arsimi dhe Kultura
- Kapitulli 29: Bashkimi Doganor
Ky zhvillim vlerësohet si një hap konkret drejt përafrimit të Shqipërisë me standardet dhe legjislacionin e Bashkimit Europian. Përfaqësues i delegacionit shqiptar në këtë konferencë është ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.