Komisioni Evropian shprehet se shpreson se Maqedonia e Veriut do të fillojë bisedimet e anëtarësimit me BE-në sa më shpejt të jetë e mundur.
Lidhur me mosmarrëveshjeve dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, si dhe mes Shqipërisë e Greqisë, BE ka përsëritur qëndrimin se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit.
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero i ritheksoi këto qëndrime kur u pyet në një konferencë për shtyp në mënyrë indirekte, për burgosjen e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri dhe nëse Komisioni e sheh atë si një çështje reptësisht dypalëshe apo që duhet të shqetësojë edhe BE-në.Pisonero nuk pranoi të komentojë për çështjen Beleri, duke thënë se Komisioni nuk komenton çështjet gjyqësore në hetim, por po e ndjek atë.