“BE-ja, e gatshme për anëtarë të rinj” – Rama me presidentin e KiE: Mbyllim negociatat deri në 2027, thirrje vendeve të rajonit për të mos humbur këtë moment
Kryeministri Edi Rama, gjatë një konference të përbashkët me presidentin e Këshillit të Evropës, Antonio Costa, deklaroi se Shqipëria tashmë është zyrtarisht në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me 16 kapituj të hapur dhe 8 të tjerë që do të hapen së shpejti.
Ai theksoi se plani është që negociatat të mbyllen deri në vitin 2027, duke përfituar nga gatishmëria aktuale e BE-së për të pranuar anëtarë të rinj.
Rama: Presidenti i KiE është përsëri në Tiranë dhe sigurisht që kjo është një kënaqësi e vecantë për ne dhe natyrisht edhe personalisht është kënaqësi që të ritakohem me presidentin, i cili është një mik i dashur dhe shumë i mençur.
I dashur Antonio, shumë faleminderit. Ne jemi këtu sot pasi Presidenti ka vizituar të gjithë rajonin dhe është ndalur në Tiranë edhe për faktin se nesër do të jetë i pranishëm në samitin e komunitetit politik evropian.
Sic e kam ndarë, plani i përbashkët me KE është që të arrijmë të mbyllim negociatat në harkun e tre viteve, pra nga 2024 deri në 2027. Është plan ambicioz. BE sot si asnjëherë më parë është shumë i dëshiruar që të pranojnë anëtarë të rinj, bazuar në meritë dhe rezultat.
Aspekti tjetër që folëm me presidentin është ecuria e rajonit, sepse edhe kjo është e lidhur me arsyen pse BE është në gatishmëri për të pranuar anëtarë të tjerë. Unë dëshiroj ti ftoj të gjithë kolegët e rajonit, miqtë e mi që të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë. Ta shfrytëzojmë këtë gatishmëri, pa harruar se historia ka treguar se procesi i zgjerimit mund të përshpejtohet, por edhe të ngadalësohet.