Bayern Munich në krizë, grushtet gjakosin sulmuesin bavarez
Humbja ndaj Manchester City ka lënë pasoja të rënda te Bayern Munich.
Sulmuesi senegalez, Sadio Mane ka shfryrë të gjithë nervozizmin në trupin e shokut të skuadrës, Leroy Sane, mes të cilëve ka pasur një përplasje fizike. Sipas asaj që raportohet në mediat gjermane, thuhet se mes dyshes janë shkëmbyer grushte në dhomat e zhveshjeve.
Gjithçka e ka zanafillën në minutën e 83-të të duelit anglo-gjerman, me Sane që nuk preferoi të luante për shokun e skuadrës, duke shpërdoruar mundësinë e shënimit.
Diçka që duket se nuk është kapërdirë mirë nga Mane, i cili ka kërkuar llogari nga gjermani. Mosmarrëveshjet u përshkallëzuan dhe Mane godet me grusht në buzë ish-lojtarin e Manchester City.
Për të shmangur përplasje më të ashpër ndërhynë lojtarët e tjerë të Bayern, që gjithsesi nuk mundën të ç’tensionojnë situatën në klubin bavarez. Tashmë, Thomas Tuchel i duhet që përveç moralit për tu rikthyer tek suksesi në Bundesligë dhe Champions duhet të ul tonet në skuadër.