Batuta dhe të qeshura/ Liderët e Europës “kthehen në beba” , ja videoja e veçantë e Ramës që u transmetua para Samitit të Komunitetit Politik të BE

Batutat dhe të qeshura knë qenë pjesë e Samitit para se të niste.  Këtë herë liderët europian janë suprizuar para nisjes së Samitit ku u shfaq një video e krijuar me AI ku liderët të “kthyer në bebe” përshëndesin në gjuhët e tyre Shqipërinë si vendi mikpritës.

Kjo ide e veçantë e organizatorëve të Samitit ka shkaktuar të qeshura mes pjesëmarrësve, ku ka spikatur kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila e ka përcjellë me të qeshur të gjithë shfaqjen e përshëndetjeve të “fëmijëve” liderë evropianë.