”Bastionet e PD-së janë falur dy herë”, Bardhi për firmën e Bashës në letrat zyrtare: Kam 3 zgjidhje në tavolinën time

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike

Bardhi deklaroi se në zgjedhjet e 14 majit demokratët rrezikojnë të humbasin sërish, duke përmendur edhe rastin e bashkisë së Kurbinit, i cili është një bastion i PD-së dhe sipas tij ” është falur dy herë”.

Ai vijoi duke thënë se për sa i përket Lulzim Bashës, emri i të cilit ende figuron si kryetar i Partisë Demokratike, se kjo është një çështje teknike dhe siguroi se emri i tij nuk do shfaqet në fletën e votimit në 14 maj.

Nuk e di pse është çështje kjo. Ka 3 ditë që është kthyer në çështje se kur është zbuluar. Regjistrimi i një partie me autorizim është praktikë e lejuar me ligj. PS ka çuar kërkesë në KQZ me autorizim, nuk e ka firmosur Edi Rama kërkesën. E njëjta është edhe në PD.

Nuk ka firmosur kërkesë për regjistrim në zgjedhje Lulzim Basha. Kërkesën e ka firmosur sekretari për çështjet ligjore në PD. Është fakt që Basha është dorëhequr nga kreu i PD.

Nuk na e kanë borxh demokratët, ata duan të fitojnë. Ne kemi falur dy herë Kurbinin, bastion i PD-së.  Nëse kemi 2 kandidatë rrezikojmë që për fajin tonë të vazhdojë të qeverisë Edi Rama. Demokratëve nuk u intereson fajtori nëse humbasin në 15 maj, Nuk ka asnjë rëndësi.

Ka orë përpara, unë dua të besoj te përgjegjshmëria e tyre sepse ua kemi borxh demokratëve.

Boll i kemi lodhur demokratët me këto debate. Duhet të fokusohemi te zgjedhjet dhe votimet.
Fleta e PD-së nuk do jetë me emrin e Bashës. Kam 3 zgjidhje në tavolinën time për këtë. Garantoj se ligjërisht do mundësohet që Basha të mos jetë në emrin e fletës së votimit, është çështje teknike”, u shpreh ai.

Check Also

Plagosi me armë zjarri Lorenc Kostën pasi i zbuloi tradhtinë me bashkëshorten e tij, lihet në burg Erjon Goxhara

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në burg efektivin e policisë Erjon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *