Mandarina Çela, e cila u dhunua 41-vjeçari Ilir Çami në mes të rrugës në Korçë, ka rrëfyer në “Shqipëria Live” ngjarjen e rëndë, ndërsa mohon se ka pasur lidhje dashurie me të.
Ajo tregon se është përndjekur prej tre vitesh nga 41-vjeçari, i cili e plagosi me thikë, dhe se e ka denoncuar në polici disa herë.
“Ka hapur edhe Facebook me emrin tim dhe emrin e atij. Bashkonte foto dhe i shkruante njerëzve të burrit, çfarë nuk i thoshte. Shkruante budalliqe, çfarë t’i vinte në mend, pretendonte që kishte lidhje me mua.
Burri e di çfarë gruaje ka, më ka besuar. E ka denoncuar, ia ka lënë shtetit në dorë. Nuk kam marrë urdhër mbrojtje, e denoncoja kur më turpëronte shkoja në polici.
E kam denoncuar mbi 10 herë në polici, është arrestuar para një viti dhe e kanë nxjerrë pas gjashtë muajsh. Në polici tha dua ta ndaj nga burri, ta shkatërroj. Nuk e mësova asnjë herë pse e bëri këtë gjë. Ndihem e frikësuar, por nuk kam frikë se jam e drejtë. E kemi përjetuar shumë keq, burri fëmijët. Kam tre fëmijë”, u shpreh ajo.