Bashkimi Evropian nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian ka nisur heqjen graduale të masave ndëshkuese që rëndojnë mbi Kosovën që prej dy vjetësh, kështu ka bërë me dije Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas një konferencë për media në Prishtinë. Gjithashtu ajo tha se duhet shtensionim i situatës në veri, që sipas saj nuk i kontribuon mbyllja e strukturave paralele në veri.

Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka nisur gradualisht t’i heqë masat të prezantuara në qershor 2023. Vendimi hap rrugën për mundësi të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe afron lidhjet me Evropën. Por është i kushtëzuar në ruajtjen e shtensionimit në veri”, deklaroi ajo.