Bashkia e Tiranës në kolaps, Veliaj nuk pranon rikthimin e Anuela Ristanit në detyrë, refuzon të firmosë nga burgu
Arrestimi i Erion Veliajt ka sjell ndryshime të mëdha në Bashkinë e Tiranës.
Kolapsi ka të bëj me vendimet dhe urdhërat që merren nga ky institucion, me Veliaj që për momentin nuk është në qeli me formë të prerë pasi hetimet vijojnë. Me një urdhër të dytë, Veliaj ia kaloi Sara Goxhajt kompetencat e tij, ndërkohë që deri tani këto kompetenca i ushtronte Anuela Ristani.
Kryeministri Rama nuk ishte dakord me urdhrin e firmosur nga Veliaj dhe shkoi të mërkurën në mbrëmje në Bashki për t’i komunikuar Goxhajt largimin nga detyra si dhe rikthimin në këtë pozicion të Ristanit.
Por ligjërisht vendimi i Veliajt ishte protokolluar dhe rikthimi i kompetencave te Ristani duhej bërë sërish me firmën e tij. Kryebashkiakut Veliaj i ka shkuar sërish në burg letra për të firmosur që Anuela Ristani të marrë kompetencat e kryetarit të Bashkisë, por nuk ka pranuar të firmosë.
Mësohet se ai nuk ka pranuar të hedhë firmën as për emrin e Jonida Halilit që ishte propozuar të emërohej sekretare e Përgjithshme në vend të Alban Dokushit.
Në këto kushte, Bashkia e Tiranës prej ditës së djeshme nuk ka mundur të prodhojë dot asnjë dokument, pasi asnjë prej zyrtarëve të lartë nuk e ka tagrin për të firmosur në emër të Veliajt.