Bashkëpunoi me Durim Bamin për kultivim droge, ish-efektivi i RENEA-s, Altin Morina në pritje të masës së sigurisë

Në Gjykatën e Posaçme ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurimit për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”.

Morina u arrestua një ditë më parë dhe me vete kishte edhe një pistoletë pa leje. Ish-polici ishte shpallur në kërkim për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në komunikimet në Sky ECC dyshohet se ky i fundit ka bashkëpunuar me të fortin e Niklës, Durim Bami, në lidhje me këtë çështje. Aktualisht seanca është ndërprerë pasi avokatët e Morinës janë duke u njohur me aktet e dosjes.

Altin Morina u shpall në kërkim në 17 maj të 2024 në kuadër të operacionit Revanshi.

Altin Morina ka bashkëpunuar me Bamin për kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës në vitet 2019-2020.