“Bashkëpunimi me SPAK, shumë i mirë” – Olsian Çela: Gjatë 2024 kaluam 61 procedime për korrupsion dhe krim të organizuar
Kryeprokurori Olsian Çela ka vlerësuar si shumë të mirë bashkëpunimin ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) gjatë vitit 2024, gjatë raportimit të tij vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).
Sipas Çelës, vetëm gjatë vitit të kaluar janë transferuar për kompetencë në SPAK gjithsej 61 referime apo procedime penale që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
“Bashkëpunimi e koordinimi ndërmjet prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme përgjatë vitit 2024 ka vijuar në zbatim të ligjit dhe Aktit të Koordinimit Ndërinstitucional, (datë 15.12.2020), ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme, në kuadër të veprimtarisë procedurale në nivel vendor.
Duhet theksuar se në tërësi niveli i bashkëpunimit ndërinstitucional me Prokurorinë e Posaçme ka qenë dhe vijon të mbetet shumë i mirë në të gjitha nivelet”, tha Çela.
View this post on Instagram