Basha thirrje PS-së: Lini pas alibitë për t’i dhënë shqiptarëve një Kod Zgjedhor. Ja mesazhi për Ramën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për mediat, ku i është përgjigjur deklaratave të djeshme të kryeministrit Edi Rama sa i takon mos-interesimit të opozitës për nisjen e punës së Komisionit Bipartizan për Reformën Zgjedhore.
Basha tha se deklarata e Ramës gjatë ditës së djeshme është vetëm një alibi për t’ju shmangur përgjegjësisë ndërsa tha se PD është gati të nisë procedurat për të mbledhur sa më parë komisionin e Reformës Zgjedhore.
“PD ka shpalosur prioritetet e saj politike që në nëntor të 2023 duke depozituar në Parlament disa projektligje. I referohem paketës ligjore. Ky komision ka kohë që nuk mblidhet pavarësisht kërkesës së PD-së dhe faktorit ndërkombëtar. Përfshihen propozimet për listat e hapura, Shqipërinë një zonë elektorale në mënyrë që të mos e votojë vetëm 1/3. Pra pas dërgimit të kësaj pakete kemi pasur premtime për mbledhje.