Basha takim me qytetarët në Krujë: Të ardhurat e shqiptarëve janë më të ulëtat në Europë, në raport me çmimet

Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar me qytetarë dhe sipërmarrës në Krujë, teksa thotë se shumica e familjeve krutane po përballen me gjendjen e vështirë.

Basha thekson se të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ulëtat në Europë.

“Kënaqësi të takoja e bisedoja paradite me qytetarë dhe me sipërmarrës në Krujë.
Folëm për situatën ekonomike dhe gjendjen e vështirë me të cilën po përballet shumica e familjeve krutane.
Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.
Ne do jemi tërësisht në shërbim të njerëzve, që t’i ndihmojmë gjithë familjet shqiptare të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm!”, deklaron Basha.

Check Also

Nga përplasjet me Gardën dhe Policinë te pretendimet se u përdorën armët dhe u hodh benzinë/ Çfarë ndodhi sot në Kuvend

2 orë kaos dhe benzinë brenda, por përplasja tek Kuvendi ka vijuar edhe jashtë godinës.Ashtu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *