Basha takim me demokratët: PD do riorganizohet për shqiptarët e heshtur
Lulzim Basha vijon takimet në kuadër të zgjedhjeve që do të mbajnë për kreun e ri të Partisë demokratike. Kësaj radhe, Basha është ndalur në një takim me demokratët e Divjakës, ku ka prezantuar pikat e tij të programit, ndërsa thekson se PD po riorganizohet për të qenë instrumenti i qytetarëve për të ndryshuar sistemin politik, por edhe për të përfaqësuar ata qytetarë që nuk i përfaqëson ky sistem politik
Basha ka ripërsëritur propozimet e tij për listat të hapura; vetting-un në politikë; kufizimin e mandateve, si edhe përfshirjen e votës së diasporës në zgjedhje.
“PD po riorganizohet për të qenë instrumenti i qytetarëve për të ndryshuar sistemin politik që nuk i përfaqëson më. Listat e hapura vetëm fillimi…Partia Demokratike po rioganizohet për të qenë në shërbim të shumicës së heshtur të shqiptarëve dhe instrumenti i tyre për ta ndryshuar këtë sistem politik që nuk i përfaqëson më. Partia Demokratike do modernizohet, do ripërtërijë radhët e saj e do hapet ndaj të gjithë atyre që kanë te njëjtat vlera me ne: Për aleancën tonë me partnerët strategjikë; Për luftën pakompromis ndaj korrupsionit; Për pastrimin e politikës dhe për t’u dhënë fuqi shqiptarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre.
Aleanca Qytetare për Demokracinë do të formësojë një mazhorancë reformuese duke nisur me: Listat e hapura; Vetting-un në politikë; Kufizimin e mandateve; Votën e diasporës. Me mbështetjen e demokratëve, përgjegjësia ime do të jetë, të shtrijë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që beson në këto vlera. Me këto transformime ne synojmë rritjen e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë, pavarësisht kush e drejton atë.