Basha shkarkon Bardhin, kërkohet edhe përjashtimi i tij si anëtar i PD

Kryesia e Partisë Demokratike, drejtuar nga Lulzim Basha përjashtoi Gazmentin Bardhin, vendim i marrë në mbledhjen që u zhvillua mbrëmjen e së hënës.

Ndër arsyet e këtij, vendimi, janë veprimet e fundit të Gazment Bardhit ndaj Lulzim Bashës dhe bashkëpunimit të tij me Sali Berishën.

“Duhet thënë që ishte një përjashtim i radhës i Gazment Bardhit. Në mbledhjen e Kryesisë nuk ka pasur asnjë zë kundër. Nuk quhet më një deputet i PD, një masë më e ashpër ndaj tij. Bardhi nuk duhet të jetë më as anëtar i PD. Kjo është masë edhe më e ashpër se ajo e ndërmarrë ndaj deputetëve të tjerë të tjerë të përjashtuar. Lidhur me arsyetimin, ka të bëjë me atë se çfarë ka thënë Bardhi javët e fundit dhe veprimet e tij ndaj Bashës. Bardhi, nuk e ka njohur zgjedhjen e Bashës dhe organet e reja të PD. Sipas burimeve, kulmi ishte vendimi i Bardhit, që i çoi një shkresë Nikollës ku i kërkon revokimin e përjashtimit të Oerd Bylykbashit.

Një tjetër arsye lidhet edhe me bashkëpunimin që Gazment Bardhi ka me Sali Berishën. Është një konflikt i gjatë që ka nisur prej kohësh dhe kulmoi mbrëmjen e djeshme me vendimin e Kryesisë. Bardhi nuk ka pasur reagim zyrtar. Megjithatë, në një intervistë televizive është shprehur se nuk i njeh këto vendime. Ai nuk i njeh strukturat e reja, nuk e njeh Bashën në krye të PD.