Basha rishfaqet duke fajësuar Berishën: Do të jem pjesë e fushatës për vendoret

Ish- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë të shkurtër për mediat ditën e sotme ka pohuar se do jetë pjesë e fushatës për vendoret e 14 majit.

Referuar debateve në selinë blu Basha tha se fajtori i vetëm për përçarjen e PD-së është Sali Berisha.

“Përgjegjës është ai që ka përçarë PD. Nuk kam më asnjë koment tjetër për sot. Patjetër që do të jem pjesë e fushatës në të gjithë Shqipërinë”, ka thënë ai.