Basha: Qeveria e damkosur s’i shpëton dot drejtësisë! Bardhi: Makiazh për fytyrën e kalbur


Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar ndryshimet e kabinetit qeveritar të propozuara sot nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS-së. Përmes një postimi në rrjete sociale Basha shkruan se “qeveria e damksour nga SPAK për inceneratorët sipas tij nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake”.

“Qeveria e damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve nuk i shpëton dot drejtësisë me tubime partiake ku bashkë i bën vetëm frika e ndëshkimit prej zullumeve që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve.
Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që e kanë lënë Shqipërinë peng të Edi Ramës”, shkruan Basha.