Basha nga Këshilli i Evropës: Nis java e vendimeve të mëdha
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka ndarë mëngjesin e kësaj të hëne një video nga Këshilli i Evropës.
Basha bën me dije se ndodhet në KiE, për seancën që pritet të mbahet ditën e martë ku do të votohet mbi anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Kryedemokrati thekson se nis java e vendimeve të mëdha, ku krahas anëtarësimit të Kosovës do të votohet dhe propozimi i tij për konfiskimin e aseteve ruse që do të përdoren për rindërtimin e Ukrainës.
“Përshëndetje nga Këshilli i Europës. Nis java e vendimeve të mëdha: nesër votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës si dhe mbi propozimin tim për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës”, shkruan Basha në facebook.