Basha mori kreun e PD-së! Berisha pyetet a do të krijojë parti të re apo do vijojë betejën për logon e vulën, ja si përgjigjet ish-kryeministri
Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur nëse do të krijojë parti të re apo do vijojë betejën për logon e vulën pasi Lulzim Basha mori kreun e PD-së, u shpreh se “askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin”.
Sali Berisha: “Ne nuk krijojmë, nuk na e ndryshon kush emrin ne. Ne jemi PD.
Ne e nisëm betejën tonë kundër regjimit. Sot është një mbledhje shumë e rëndësishme.
Askush nuk mund t’u tjetërsojë demokratëve identitetin. Do jetë një përballje me Edi Ramën me të gjitha potencialet që ka kjo parti”, tha Berisha