Basha mbledh Këshillin Kombëtar/ Ikën Gazment Bardhi, propozon Enkelejd Alibeaj si Sekretar i Përgjithshëm i PD-së! Emrat e 4 nënkryetarëve të ri (Propozimet e plota)

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur Këshillin Kombëtar të PD, ku pritet të merren disa vendime të rëndësishme për drejtuesit e forumeve.

Gazetari raportoi se përveç se do të konstituohet, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë edhe Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët, sekretariatet dhe kryesinë e PD-së.

Sipas burimeve flitet që Enkelejd Alibeaj do të zëvendësoje Gazment Bardhin.

Ndërsa për nënkryetarë përfliten emrat e Roland Bejkos dhe Flutura Açkës, teksa do të jenë 4 gjithsej.

 

 

Në mbledhje janë të pranishëm 246 anëtarë, çka do të thotë se është plotësuar kuorumi për vendimmarrje.

PROPOZIMET
Xhemal Bushati – Kryetar i Këshillit Kombëtar
Enkelejd Alibeaj- Sekretar i Përgjithshëm

Nënkryetarë të PD
Flutura Açka
Kreshnik Çollaku

Orjola Pampuri
Roland Bejko

Jemin Gjana- Kryetar i komisionit zgjedhor

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

DEPUTETËT E PRANISHËM
1. Enkelejd Alibeaj
2. Arbi Agalliu
3. Andia Ulliri
4. Flutura Acka
5. Oriola Pampuri
6. Kreshnik Collaku
7. Merita Bekiu
8. Eralda Tase
9. Selaudin Jakupllari