Basha mbi 2 orë takim me Kolegjin e Kryetarëve! Mbledh edhe kryesinë e re të PD-së
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha mblodhi Kolegjin e Kryetarëve për rreth 2 orë e 30 minuta, ku në fokus të takimit ka qenë organzimi i degëve, pasi Basha ka zgjedhur edhe ekipin drejtues. Pas takimit me Kolegjin, Basha do zhvillojë takim me anëtarët e kryesisë.
Pjesë e kryesisë, do të jetë tashmë si Sekretar i Përgjithshëm Enkelejd Alibeaj si dhe 4 nënkryetarët e rinj.
Për herë të parë në kryesinë e PD futen emra si Xhemal Bushati, i zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar, apo Gjergji Hani, ish-rivali i Bashës në garën për kreun e Partisë Demokratike.