Basha ironizon Ramën nga Peza: Shqiptarët kanë mësuar tabelën e re të shumëzimit, 7×7=313
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama gjatë një takimi me strukturat e Degës 15 të Tiranës, ku shoqërohej nga kandidati Saimir Lika.
Në një video të publikuar nga Basha, ai i drejtohet Ramës me tone ironike: “O Ramë! Nga Pezë-Ndroqi, Ramë! Vijshe ndonjëherë këtu përpara ti! Ti e di ça bojshe!”
Gjithashtu, ai theksoi se qytetarët në këtë zonë, ashtu si në gjithë vendin, kanë një pyetje për Ramën: “Ku i ke shokët?” duke nënkuptuar largimin apo arrestimin e bashkëpunëtorëve të kryeministrit.
Basha vijoi ironinë e tij duke shtuar: “Dhe kryesorja, mo Ramë… këto janë të bind, që tabela e re e shumëzimit është: 7×7=313”, duke bërë një lidhje mes numrave dhe çështjeve të korrupsionit që ka denoncuar kundër qeverisë.
View this post on Instagram