Basha e përjashtoi nga partia, Bardhi: Kërkon të zhvendosë vëmendjen për 2 katet e kullës që ka marrë

Gazment Bardhi i përgjigjet Lulzim Bashës, pasi ky i fundit e përjashtoi nga partia.

“Një e qeshur dhe merreni pak më me të qeshur katet jo serioze të kolegut Lulzim Basha. Do të zhvendosë vëmendjen e kam thënë dhe dje. Nëse ky vendim e ndihmon që dy katet e kullës ti mbajë në xhep të marrë vendime të tilla çdo ditë. Dy akte janë aty, letrat janë aty, shqiptarët po verifikojnë dhe po shohin dita ditës se kush ishte në aleancë me kullat. Duke qenë se nuk i doli, mendon se po bën aleancën e të përjashtuarve. Edhe këtu do dalë blof se Basha është përjashtuar me vendim të shumicës”. -tha Bardhi.