Bardhi zbulon vendimet: Kërkuam ngujimin unanim, do të ndërpresim çdo marrëdhënie institucionale me shumicën në Kuvend
Kryetari i Grupit te PD-së Gazmend Bardhi, në një deklaratë për mediat ka zbuluar se deputeti Ervin Salianji do të dorëzohet në Policinë e Tiranës, ndërsa lajmëroi ndërprerjen e marrëdhënieve institucionale me shumicën socialiste, në Kuvend.
“Qëndrimi i Grupit të PD-së është që ndaj kësaj padrejtësia nuk duhet të nënshtrohemi, qëndrimi unanim i të gjithë lolegëve është kërkesa drejtuar Salianjit të kops e zbatojë vendimin politkkë të Edi Ramës firmosur nga tre gjyqtarë.Vendimi unanim ka qenë se është detyra jonë e të gjithë grupit të PD-së. Sugjeroj ngujimin pa afat dhe pa ndërprerje të të gjithë anëtarëve në selinë e PD-së.Ky ishte vendimi politik i grupit, por krahas këtij vendimin jemi të detyruar të respektojmë vendimin personal të Salianjit, që ka vendosur me të keqen të përballet edhe me koston e të shkuarit pa ligj dhe pa prova në burgun politik që i ka vendosur Edi Rama.Kjo sakrificë e Salianjit duhet të shërbëje si këmbanë alarmi, se një deputet i opozitës cohet në burg pa prova si shenjë hakmarrje nga Rama dhe Xhafaj.Me vendimin e djeshëm nuk ka rënë vetëm shteti ligjor. Nuk është goditur vetëm opozita.Grupi i PD-së duke respektuar qëndirmin personal të Salianjit, ka vendosur që nga ky moment me burgosjen e deputetëve të opozitës nuk ka për të parut asnjë marrëdhënie normale institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë. Mbështet thirrjen e Kryesisë për përshkallëzimin e aksionit politik”, tha Bardhi.
Bardhi tha se nga ky moment nuk do të ketë asnjë marrëdhënie normale institucionale me mazhorancën e komanduar nga Edi Rama. Bardhi u shpreh se do të ketë një përshkallëzim të aksionit opozitar, duke nisur nga data 6 tetor.Në këtë kuadër, Bardhi tha se Grupi Parlamentar në mënyrë unanime vendosi ngujimin pa afat dhe pa ndërprerje të deputetëve në selinë e PD-së.
Në këtë rast jemi të detyruar të respektojmë vendimin personal të deputetit Ervin Salianji, i cili ka vendosur që të përballet me të keqen, pa prova, pa fakte, me burgun politik që i ka caktuar Edi Rama. Kjo sakrificë duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për secilin prej nesh”, tha Bardhi, duke shtuar se vendimi personal i Salianjit do të zbatohet.