Bardhi u zgjodh në krye të grupit parlamentar të PD-së, vjen reagimi i Berishës
Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, ish-kryeministri Sali Berisha komentoi zgjedhjen e Gazment Bardhit në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj.
Berisha theksoi në fjalën e tij se nuk do të njoh asnjë strukturë paralele në PD. Ai i ftoi të gjithë deputetët t’i bashkohen PD-së së përfaqësuar prej tij dhe statutit të Kuvendit të 11 Dhjetorit
“Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD-së. I ftojmë të gjithë deputetët të ulemi të diskutojmë, jemi të hapur ndaj tyre. Por fakte të kryera nga askush nuk njohim, pasi ka rregulla dhe statute”, tha Berisha. Euronews.