“Bardhi tentoi të godiste Nikollën, bllokuan foltoren…”, zbardhet shkresa e PS për Kuvendin

Zbardhet shkresa e Partisë Socialiste, drejtuar Kuvendit, ku kërkohet përjashtimi i 7 deputetëve të opozitës.

Në kërkesë PS kërkon përjashtimin e deputetëve; Flamur Nokën, Gazmend Bardhin, Bledian Nallbati, Edi Paloka, Albana Vokshi, Lefter Gështenja dhe Saimir Korreshi.

Në shkresë, e firmosur nga 13 socialistë, renditen shkeljet e bëra nga deputetët e opozitës, sipas PS-së.

Tensioni i seancës u transferua këtë të martë në komisionin parlamentar të ligjeve. Protagonist u bë përsëri opozitari Bledion Nallbani, i cili në seancën e së hënës tentoi të godasë me grusht socialistin Vullnet Sinaj.